Madonna akuzohet se nuk e ka paguar bashkautorin në albumin e saj “Madame X”

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha e popit, Madonna, është akuzuar se nuk e ka paguar tekstshkruesin në albumin e saj të vitit 2019 “Madame X”.

Casey Spooner, anëtar i pop-bendit të shpërbërë elektronik “Fischerspooner”, shkroi në Instagram se ai është bashkautori i këngës “God Control” dhe se mbretëresha e popit i ka borxh atij para.

“Mjaft me këtë. Nuk kam marrë asnjë kompensim. Derisa ju performoni, unë jam plotësisht i injoruar dhe i plaçkitur. Po përpiqen të më frikësojnë. Nuk është e lehtë të luftosh me gjigantët”, tha Spooner në Instagram.

Ai pohon se fillimisht i janë ofruar 10.000 dollarë dhe më pas 25.000 dollarë si një paradhënie ndaj tarifave të ardhshme të publikimit, por në vend të kësaj do të duhej të paguhej një për qind nga fitimi turistik, shkruan KOHA Ditore.

Madonna nuk i ka komentuar këto akuza. Kënga “God Control”, e cila kundërshton kontrollin e armëve në SHBA, tashmë ka ngjallur polemika. Videoklipi i saj i dhunshëm e përshkruan një sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në një klub nate në Orlando, në qershor të vitit 2016, në të cilin u vranë 49 njerëz.

Të ngjashme