Madonna “heq dorë” nga muzika

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 20:40 | Nga

Mbretëresha e muzikës pop, këtë herë vjen për publikun ndryshe me një projekt të ri, me të cilin nuk jemi mësuar ta shohim më parë. Ajo do të vijë ndryshe këtë herë, në rolin e regjisores së një filmi kushtuar jetës së jashtëzakonshme të një balerine të quajtur Michaela DePrince, e cila vjen nga një jetimore e Sierra Leone me ëndrrën e madhe për t’u bërë balerinë dhe ajo ia del mbanë.

Në bashkëpunim me MGM, filmi do të titullohet “Taking Flight”, skenari i të cilit është marrë nga autobiografia e balerinës, jeta e saj në kushte të rënda, jeta e vështirë pas humbjes së prindërve, jeta në një jetimore në Sierra Leone dhe në fund realizimi i ëndrrës së saj më të madhe.

Në një intervistë për prestigjozen ”Variety”, këngëtarja bëri me dije se ky projekt e ka trishtuar dhe e ka rënduar shumë gjendjen e saj psikologjike, e si i tillë ky film do të vij edhe në saj të dokumentarit që ajo ka realizuar në Afrikë, për jetët e ngjashme si të balerinës kryesore të filmit. Ky prodhim do të vij si filmi i tretë nën regjinë e Madonnës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme