Madonna publikon këngë të re

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Madonna ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor!

Këngëtarja 60-vjeçare u bë bashkë me Quavo për këngën e re të titulluar “Future” – e cila është e fundit e shkëputur nga albumi i saj i ardhshëm Madame X, të cilin pritet ta publikojë më 14 qershor.

Kujtojmë se turneu i saj “The Madame X” është planifikuar të nisë më 12 shtator.

Këngëtarja me famë botërore është konfirmuar se do të performojë të shtunën në Izrael në natën finale të Eurovisionit, në skenën e së cilës do këndojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme