Madonna rifillon turneun e saj “Madame X” në Londër pas lëndimit

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Si një artiste në moshën 61-vjeçare, ylli botëror, Madonna, e ka të pamundur paraqitjen perfekte në skenë siç edhe vepronte dikur.

Megjithatë, ajo ka rifilluar turneun e saj në botë “Madame X” në Londër, pasi anuloi datat në Portugali dhe Britani të Madhe për shkak të lëndimit.

Ylli doli në skenë me mbështetëse në gju, por nuk ishte vërejtur edhe pse po përjeton dhimbje “të papërshkrueshme” kohëve të fundit.

Përkundër moshës, ajo pati një performancë e paraqitje skenike të mahnitshme me mbi dy orë e gjysmë.

Dhe më pas u tha fansave se ishte “e lumtur që performoi” në teatrin Palladium meqë nuk mund të ishte e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar të hënën.

“Si nuk mund të bëja një shfaqje në Londër?” shtoi ajo.

Turneu i saj në Amerikë dhe Evropë është paraparë të zgjasë 93 ditë, megjithëse biondja e ka problem t’i plotësojë të gjitha kërkesat për shkak të moshës së shtyrë.

“Madame X” filloi në shtator të vitit të kaluar, mirëpo më pas nisën anulimet dhe deri më tani ka anuluar dhjetëra shfaqje.

Madonna akoma po lufton me dhimbjen dhe rraskapitjen e madhe, edhe pse gjatë gjithë kohës merret me trajtime të ndryshme si masazhi, larja në akull etj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme