Madonna rrëfen për varfërinë: Nuk kisha para të blija fustan, u mësova ta qep vet

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Sot ajo është një prej primadonave të muzikës ndërkombëtare.

E cilësuar shpesh si Diva e Muzikë Ndërkombëtare, Madonna është një prej artisteve më të adhuruara në mbarë botën.

Mirëpo jo gjithmonë ishte e tillë, e aq më shumë në kohën kur s’është marrë me muzikë.

Ajo ndiqet nga afro 13 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Në postimin e saj të fundit, Madonna ka kujtuar kohën kur kushtet e saj ekonomike ishin të dobëta, në fëmijëri.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të sajën dhe të motrës, të realizuar në adoleshencë, ku shihen me fustane të qëndisura nga vet ato, ngase nuk kishin mundësi për t’i blerë në dyqan.

“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”, ka shkruar Madonna në mbishkrimin e fotografisë.

Me këtë, ajo ka treguar edhe se familja e këngëtares ishin mjaft fanatikë, duke mos lejuar ekspozim të tepruar deri në moshën madhore të vajzave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme