Madonna shpenzon pesë milionë dollarë për performancën rikthyese në Billboard

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme Madonna do të bëjë një shpenzim marramendës për performancën e saj rikthyese në “Billboard Music Awards”.

TMZ raporton se performanca që do mbajë Madonna do kushtojë 5 milionë dollarë.

Performanca e saj në MGM Grand në Las Vegas është planifikuar të zgjasë shtatë minuta, transmeton Klan Kosova.

Madonna ende nuk ka bërë asnjë postim në mediat sociale për shfaqjen por raportohet se po përgatitet shumë.

Performanca e Madonnës vjen të mërkurën pas publikimit të këngës së saj “Medellín” me superstarin kolumbian Maluma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme