Madonna thotë se kishte Coronavirus derisa ishte në turne

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Ikona amerikane e popit, Madonna tha që ajo kishte Coronavirus ndërsa ishte në turneun e saj botëror Madame X.

Ajo sqaroi në një postim në Instagram të mërkurën se aktualisht nuk ishte e sëmurë, por se kishte dalë pozitive për antitrupat Covid-19.

“Kur testoni pozitive për antitrupat do të thotë që ju KENI virusin që unë qartë e bëra pasi isha e sëmurë në fund të turneut tim në Paris mbi 7 javë më parë së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjen time, por në atë kohë të gjithë menduam se kemi pasur një grip shumë të keq “, ka shkruar këngëtarja në Instagram, duke shtuar se të gjithë tani ishin të sigurt dhe të shëndetshëm, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Madonna ndërpreu turneun e saj botëror menjëherë pasi qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet e mëdha.

Ylli, 61 vjeçar, gjithashtu ka dhuruar 1 milion dollarë për hulumtimin e vaksinës së Coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme