Madonna zhvendoset në Portugali për të realizuar ëndrrën e djalit

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 12:42 | Nga

Djali i saj ka ndjekur një tjetër rrugë. David, 11-vjeç është duke testuar veten në futboll dhe për këtë ka mbështetjen e vazhdueshme të së ëmës.

Madonna është duke bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e djalit të saj. Së fundmi, këngëtarja është zhvendosur në Portugali, ku duket se do të qëndrojë gjatë.

Pasi ka përfunduar gjithë procedurat për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm të qëndrimit, mbretëresha e pop-it ka blerë një vilë në qytetin Sintra.

Siç raportojnë mediat portugeze, ajo është duke qëndruar në një hotel deri në përfundim të punimeve të vilës së blerë, ndërkohë që djali i saj vazhdon aventurën me të skuadrën e moshave të Benfikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme