“Mainstream” filmi i ri i aktorit Andrew Garfield

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

“Mainstream” titullohet filmi i ri i zhanrit dramë dhe komedi që vjen me regji dhe skenar të Gia Coppolas.

Projekti në fjalë në rolet kryesore i sjell aktorët Andrew Garfield, Maya Hawke, Nat Wolff, Johnny Knoxville dhe Jason Schwartzman, si dhe e rrëfen historinë e një skuadre që realizojnë video ‘vlog’ dhe ndeshen me famën, identitetin dhe botën artificiale. Po ashtu eksplorohet një pjesë e errët e të këtij trendi që krijon famë përmes performancave si dhe shtresat e biznesit dhe prodhimit që shkojnë në krijimin e këtij iluzioni të aktualitetit.

Premierën botërore filmi “Mainstream” e shënoi në kuadër të festivalit të filmit në Venecie, më 5 shtator të vitit të kaluar. Kurse nëpër kinema do të lansohet më 7 maj.

Të ngjashme