Majk shihet sërish me vajzën “misterioze” në Gërmi

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Para disa ditësh, reperi Kastriot Rexha i njohur si “Majk” në industrinë muzikore është fotografuar në një qendër tregtare, ku shihej në shoqërinë e një vajze “misterioze”.

Në media rozë u aludua që është e dashura e re e Majk, por lidhur me këtë fotografi nuk reagoi reperi.

Emisioni ‘Prive’ mbrëmë ka publikuar një video të reperit, ku shihet prapë nën shoqërinë e po të njëjtës vajzë, por që tani në parkun e Gërmisë.

Por, as në videon e fundit nuk arrihet të identifikohet vajza, por meqë dyshja kanë filluar të shfaqen së bashku në publik dyshimet janë shtuar tek ndjekësit e reperit.

Të ngjashme