Rep-artisti, Majki është vaksinuar kundër COVID-19.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, me ç’rast ka bërë thirrje që edhe të tjerët të vaksinohen.
“Merrni vaksinën nëse doni me dal nkllab”, ka shkruar ai.
Ndryshe, reperi po vazhdon performancat në klube teksa po argëton fansat e tij.