Majlinda tha se ai nuk po kujdeset për të birin, kështu i ‘kundërpërgjigjet’ Majk

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Majk e ka publikuar një imazh në të cilin shfaqet duke e ushqyer djalin e tij, Roan.

Para disa javësh, reperi Majk dhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka janë ‘përplasur’ nëpërmjet disa postimeve në Instagram pasi ajo e kishte akuzuar reperin se nuk kujdeset aspak për të birin, shkruan lajmi.net.

Majk në anën tjetër thoshte se Majlinda është ajo që nuk po e lë të takohet me Roanin, dhe tani duket se i kanë rregulluar raportet.

Kjo pasi Majk po takohet shpesh me Roanin dhe po publikon foto me të nëpër rrjete sociale. Para pak minutash ai e ka ndarë me ndjekësit një imazh duke e ushqyer djalin e tij, kështu duke e dëshmuar të kundërtën e asaj çfarë kishte thënë Majlinda./Lajmi.net/

Të ngjashme