Majlinda tregon se a ka të dashur

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja Mjalinda Kelmendi ka folur më në fund edhe për një pjesë tjetër të jetës së saj. Ajo është pyetur nëse ka të dashur dhe përgjigja ka qenë jo.

Krenaria e Kosovës, është rrëfyer në një emsion, ku ka bërë të ditur se është beqare dhe se meshkujve nuk u jep shumë hapësirë në jetën e saj.

“Si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen”, ka thënë Majlinda.

Përndryshe Majlinda Kelmendi në vitin 2014, shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme