Maluma zbulon se si duket përbrenda shtëpia e tij luksoze

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Maluma ka realizuar video brenda shtëpisë së tij.

Këngëtari Maluma i ka njoftuar publikun me shtëpinë e tij.

Teksa po qëndron në karantinë shkak i pandemisë ai dha një turne digjitale për Architectural Digest të shtëpisë së tij në Medellin të Kolumbisë.

“Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh në shtëpi, sepse unë jam gjatë tërë kohës nëpër turne. Kam qëndruar këtu për më shumë se tre javë. Ndihem shkëlqyeshëm që po e shijoj shtëpinë time. Kisha nevoje për këtë dhe t’i shoh të gjitha gjërat që i kam krijuar për një kohë të gjatë”, sqaroi ai.

Këngëtari 26-vjeçar vuri në pah disa prej gjërave të shtëpisë së tij, përfshirë ashensorin dhe kuzhinën.

Ai po ashtu zbuloi se gjithmonë e bën vet kafenë e tij dhe e shfaqi koleksionin e tij personal të gotëve, ku përfshihen fotografi të nënës, babait dhe motrës së tij, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajminet.

Të ngjashme