Manifesta falënderon Dua Lipën që vizitoi disa qendra të ekspozitës

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Bienalja Manifesta 14 e ka falënderuar këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipën që ka gjetur kohën për t’i vizituar disa qendra të ekspozitës.

Artistja kosovare ka vizituar ndërhyrjet te Hamami i Madh, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe ekspozitën tematike “The Grand Scheme of Things” në Grand Hotel Prishtina.

“Një falënderim i madh për Dua Lipën që vizitoi Manifesta 14 këtë javë! Jemi shumë të lumtur që gjetët kohë për të vizituar ndërhyrjet në Hamami i Madh, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe ekspozitën tonë tematike “The Grand Scheme of Things” në Grand Hotel Prishtina”.

“Lipa është e njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për karrierën e saj në këngë, por edhe për punën e saj avokuese për rininë dhe komunitetet kulturore të Kosovës dhe liberalizimin e vizave! Faleminderit shumë”.

Të ngjashme