Maqedonia e Veriut rizgjedh edhe këtë vit artistin e njëjtë për ta përfaqësuar shtetin në “Eurovision”

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Vasil ishte përzgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” vitin e kaluar me këngën “You”, para se të anulohej festivali shkaku i pandemisë. Tani, Radiotelevizioni maqedonas (MKRTV) i ka kënaqur fansat me njoftimin e rikthimit të tij për në “Eurovision 2021”.

Udhëtimi i Vasilit në “Eurovision” filloi në vitin 2019 si një vokalist mbështetës për artisten Tamara Todevska në Tel-Aviv. Ai shpejt bëri një emër të madh për veten e tij kur në janar të vitit të kaluar, MRT-ja (transmetuesi publik i Maqedonisë së Veriut) njoftoi pjesëmarrjen e tij në “Eurovision 2020”. Kënga e tij, “You”, u publikua më vonë, në fillim të marsit.

Pas anulimit të “Eurovision 2020”, Vasili mori pjesë në episodin e dytë të “Eurovision Home Concerts” që u shfaq në prill. Ai këndoi këngën “You” dhe një përmbledhje të disa këngëve të famshme të “Eurovisionit” ndër vite, shkruan Eurovision.Tv.

Vasili ka qenë mjaft i zënë gjatë muajve të fundit. Ai po punon për albumin e tij të ri, “Vasil Sudbina”, i cili do të dalë në treg në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme