“Maradona ka kaluar një natë të zhurmshme me Wanda Icardin”

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, duket se ka kaluar një natë të zjarrtë me Wanda Icardib, gruan e sulmuesit të Interit (huazuar tek PSG) Mauro Icardi.

Dëshmia nuk vjen nga një anonim, por nga ylli i televizioneve argjentinase, Mirtha Legrand. Sipas saj, kjo ka ndodhur në Mar del Plata në 2006.

Maradona dhe Wanda bënë seks të zhurmshëm, aq sa Mirtha nuk mund të flinte gjumë.

“Wanda erdhi e më tha pse nuk e kisha ftuar në emisionin tim. Unë iu përgjigja: “Ty? Që shkove me Maradonën? Mbrëmë s’më latë të flija”.

“Isha dëshmitare e takimit të shfrenuar seksual që patën”, ka thënë ajo.

Të ngjashme