Marcelo mund të thyejë rekordin historik te Real Madridi nëse fiton Superkupën

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Marcelo do të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës me mundësinë për të hyrë në historinë e Real Madridit si futbollisti me më së shumti tituj të fituar.

Ai do të linte pas një legjendë si Ramos dhe do të barazohej me Genton.

Nëse Real Madridi fiton trofeun në Riad, atëherë Marcelo do të arrijë shifrën e 23 trofeve.

Ka pak mundësi që ai do të luajë dhe aventura e tij në Real Madrid mund të marrë fund. Pas pesë muajsh do të përfundojë kontrata e tij me klubin e bardhë, ku ai mbërriti 15 vjet më parë si fëmijë dhe në të cilin u bë një legjendë dhe një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në histori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme