Marina bëhet zeshkane, Geti reagon me një koment komik

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Jemi mësuar ta shohim Marina Vjollcën zakonisht si një bionde atraktive, ndërkohë që prezantuesja e njohur ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Ajo është prezantuar si një zeshkane në publikimet e fundit në rrjetet sociale duke marrë pëlqime të shumta dhe komente nga më të ndryshmet.

“Më vjen mirë që takohemi”, është përshkrimi që ka zgjedhur moderatorja e popullarizuar në publikimin e saj në Instagram.

Bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, ka ardhur me një koment komik në këtë postim: “Sa i ngjan gruas time”.

Nuk ka munguar edhe komenti i motës së saj, Luanës: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë?”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme