Marina vjen me një mesazh: Ditë më të mira do të vinë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka bërë një mesazh mbrëmë për ditët e pandemisë

Tashmë e vetizoluar, Marina është shfaqur me një këmishë banjo si një lepurushe duke dhënë këtë mesazh për shqiptarët.

“Ditë të mira do të vinë. Natën e mirë”, ka shkruar Marina.

Marina, e cila është producent e disa emisioneve në Shqipëri është e martuar me reperin kosovar Getoar Selimi.

Çifti përpos që janë të njohur në skenë, janë të njohur edhe për udhëtimet e tyre ekzotike nëpër vende të ndryshme të botës që bëjnë.

Të ngjashme