Ajo lakohet shumë për bukurinë dhe format e saj, ndërsa në çdo dalje na befason. Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila tashmë drejton spektaklin “C’est la vie”.
Në një kohë kur ishim mësuar se moderatorja zgjidhte për veshjet ngjyrat e errëta, sot na ka befasuar.
Marina ka zgjedhur ngjyrat e çelta për të dalë para publikut këtë herë, ndërsa mban veshur një minifund të bardhë dhe një bluzë rozë e çelët, që vërtetë i shkojnë. Juve si ju duket Marina?