Marina Vjollca uron burrin për ditëlindje, me një foto dhe dedikim unik

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, Getoar Selimi, feston sot 37-vjetorin e lindjes. Mes të gjithë urimeve të bukura, nuk mund të mungonte bashkëshortja e tij, Marina Vjollca.

Me anë të një postimi në Instagram ku duken më të bukur se kurrë, moderatorja shkruajti: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Bashkëshorti im, miku im, gjithckaja ime. Ti je bota për mua”.

Nuk munguan komentet pozitive të miqve dhe kolegëve, të cilët i komplimentonin për fotografinë e bukur dhe uronin ditëlindjen e Getit.

Ndërkohë, çifti ka nisur pushimet dhe prej disa ditësh po shijojnë vendet tropikale.

View this post on Instagram

Me mire duke qeshur😬

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Të ngjashme