Marina Vjollca vazhdon pushimet në Itali, publikon fotografi të tjera me barkun e rrumbullakosur

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja nga Shqipëria, Marina Vjollca, vetëm pak ditë më parë njoftoi se është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Derisa po shijojnë këtë periudhë, të njëjtit kanë nisur pushimet në disa destinacione luksoze.

Nga Dubai, çifti duket se janë zhvendosur në Itali në bazë të disa imazheve të yllit shqiptar.

Ka qenë Marina ajo e cila ka shpërndarë fotografi të reja me barkun e rrumbullakosur nga Milani i Italisë.

Komplimentet krahas pozave nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Geti dhe Marina përndryshe janë të martuar që disa vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme