Marinsja amerikane “bllokon” Instagramin

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 21:36 | Nga

Vitet nën betim dhe armë nuk i dhanë as karrierën dhe as famën që do të dëshironte, por ama i falën një fizik që do ta kishin zili edhe modelet më të famshme profesioniste.

29-vjeçarja Shannon Ihrke, nga Minesota e Shteteve të Bashkuara është shndërruar në yllin e ri të Instagramit. Fotot e saj “të nxehta” po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale dhe vajza ka pushtuar faqet e mediave rozë online përtej Atlantikut.

Bjondja plot hijeshi iu bashkua ushtrisë në moshën 19-vjeçare dhe i shërbeu uniformës për katër vite. Më pas, ajo zhveshi rrobat ushtarake dhe veshi bikinit, për t’iu përkushtuar pasionit tjetër që ka; modelingut.

“Bota e modës më pëlqen dhe nuk e shoh si rrugë për të bërë para, apo për të patur propozime martese, por për t’u treguar të gjitha vajzave se mund të bëhen gjithçka që ato dëshirojnë dhe ëndërrojnë nëse punojnë fort”, shprehet Shannon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme