Markle: E lumtur dhe e dashuruar me princin Harry

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 16:35 | Nga

Meghan Markle e cila po përflitet se shumë shpejt mund ta kurorëzojë me martesë lidhjen me Princ Harryn, ka folur për herë të parë për mediet.

Pas një sërë detajesh publike, jo dhe kaq pozitive lidhur me aktoren kanadeze, kjo e fundit ka dhënë për herë të parë një deklaratë për Suits, që pas lidhjes me Princ Harry-n.

Markle e quan disi sfiduese këtë rrugëtim që ka marrë përsipër, duke shpjeguar se çdo ditë është disi dhe më e vështirë se tjetra. Kjo, si pasojë e vëmendjes mediatike, por Meghan nuk e lë me kaq.

“Ishte vërtetë e papritur se si ndryshuan gjërat. Megjithatë, kam ende suportin e çdokujt që më rrethon, e natyrisht, dhe të dashurit tim”, ka vijuar më tutje artistja 36-vjeçare.

Pyetur mbu deklaratën e Pallatit Kensington mbi ruajtjen dhe privatësinë e figurës së Markle, duket se Meghan nuk shqetësohet së tepërmi për fenomene të tilla: “Nuk merrem me shtypin. Më mjaftojnë njerëzit që i njoh dhe më njohin, ndërsa pjesa tjetër është thjesht zhurmë”.

Për të zbuluar edhe pak detaje lidhur me romancën me Harryn, aktorja i shpjegon të gjitha: “Jemi dy njerëz shumë të lumtur e të dashuruar. Kishim filluar të dilnim qetësisht, gjashtë muaj para se lidhja të shndërrohej në lajm. Unë punoja gjatë gjithë kohës, dhe e vetmja gjë që ndryshoi ishte perceptimi i njerëzve. Tek unë personalisht nuk ndryshoi asgjë. Jam ende ajo që isha, dhe në asnjë lloj rrethane nuk e përkufizoj veten me anë të marrëdhënies time”.

Me përfundimin e kësaj deklarate, duket se Markle është realisht një kandidate e denjë për oborrin mbretëror…

Image result for meghan markle prince harry

Image result for meghan markle prince harry

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme