Marrëdhënia e Xhenit dhe Benardit të “Dance with Me” në krizë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 08:45 | Nga

Ashtu sikurse aludohej prej disa ditësh, ekziston vërtet një krizë në marrëdhënien mes Xhenit dhe Benardit, të cilët janë konkurrentë në spektaklin e “Dance With Me”.

Këtë të hënë, ata kanë performuar në “DWM”, por janë shprehur se marrëdhënia e tyre është në krizë. Ka qenë Benardi, i cili është shprehur rreth situatës, por duke mos dhënë detaje për shkakun e krizës mes tyre.

Ndërkohë nuk dihet nëse ata do ta kalojnë këtë çast dhe gjithashtu kanë vënë ne pikëpyetje vazhdimin e tyre në “Dance With Me”.

Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet më të dashur dhe kriza mes tyre ka shkaktuar pakënaqësi tek ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.

Ndonëse Benardi nuk ka pranuar të puthë partneren e tij dhe ka qenë evaziv për shpjegimin e situatës, Alketa Vejsiu u ka kërkuar që çfarëdo të ndodhë mes tyre mos ta ndërpresin garën e kërcimit.

“Dance With Me” mbetet një nga formatet televizive më të shikuara shqiptare.

Ky spektakël televiziv ka lënë në hije emisionin e formatit të ngjashëm, “Dancing with the Stars”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme