Martohet aktorja e njohur

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Daphne Zuniga është martuar me të dashurin e saj David Mleczko, në një ceremoni private në Massachusetts, raporton People.

Ajo e konfirmoi lajmin më vonë përmes llogarisë së saj në Instagram duke shkruar: “Natën e mirë, unë jam e martuar”.

56 vjeçarja dhe i dashuri i saj janë në lidhje që 12 vjet. Ata u fejuan një dekadë më vonë.

“Është vetëm familja dhe shumë private”, tha aktorja për People para martesës. “Gjithmonë kam pasur frikë se do të kem një martesë shumë të madhe. Në jetën e vërtetë e dua private”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme