Martohet aktorja turke Songul Oden (Foto)

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Aktorja turke, Songul Oden, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me biznesmenin turk, Arman Biçakçi pas 3 vjet takimesh së bashku.

Çifti organizuan një ceremoni të vogël martese në shtëpinë e familjes së dhëndrit me 20 anëtarë dhe miq të afërt të familjes së tyre, dhe kanë vendosur të zhvillojnë një dasmë tjetër të madhe pasi kriza e coronavirusit të ketë përfunduar.

Songul Oden në një nga intervistat e fundit në mediumet turke, kishte zbuluar se nuk beson në martesë, duke theksuar se është një dështim.

Ajo gjithashtu u kërkoi të dashuruarve të mos martohen sepse kjo do të prishë dashurinë e tyre.

“Ne duhet të pranojmë që numrat e rasteve të divorcit janë të tmerrshme dhe i tejkalojnë rastet e qëndrueshme të martesës të çifteve që mbijetojnë”, tha ajo në atë kohë.

Të ngjashme