Martohet këngëtarja e njohur shqiptare

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 11:42 | Nga

Këngëtarja e njohur Ertila Koka, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kësaj të premteje në një ceremoni martese shumë surprizë.

Një lidhje e gjatë dashurie me Edgarin, arkitektin që jeton dhe ushtron profesionin në Milano, sonte është celebruar në martesë me një ceremoni të veçantë e me shumë të ftuar.

Ky hap i rëndësishëm në jetën e çiftit nuk ka kaluar pa vëmendje, edhe për shkak të të ftuarve e miqve pjesëmarrës që kanë ndarë me fansat e tyre foto e video nga eventi.

Eneda Tarifa, Maya, Erik Lloshi janë disa nga këngëtarët e ftuar, por mes tyre ka pasur edhe shumë personazhe të tjerë të njohur, të cilët janë bërë pjesë e ditës më të lumtur të Ertilës.

Disa nga momentet dhe të ftuarit e mbrëmjes i gjeni në këtë kolazh fotosh të shpërndara në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Panorama pak kohë më parë, Ertila ka treguar se njohja me atë që ka sot për bashkëshort ka qenë vërtet një rastësi e bukur – takim pikërisht në natën e Halloween-it, ndaj pas saj, çdo ditë për ta ka qenë e tillë, e veçantë.

“Ishte dita jonë speciale, kur rastësisht unë isha veshur si engjëll në natën e Halloweenit 2012, dhe ai me të bardha. U takuam mes miqsh, filluam të kërcenim. Ishte dashuri me shikim të parë, pikërisht ajo kimia që tërheq dy njerëz që në fillim”, – ka treguar Ertila për mediat.

Pas shumë viteve bashkë, sot Ertila dhe Edgari vendosën të thoshin PO në praninë të afërmve dhe shumë miqve të ftuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme