Martohet vajza e Bill dhe Melinda Gates

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Gates , vajza më e madhe e biznesmenit miliarder Bill Gates dhe Melinda French Gates, është martuar!

Jennifer, 25 vjeç, u martua me Nayel Nassar, 30 vjeç, të shtunën në Westchester County, New York, shkruan People.

Përpara ditës së saj të madhe, Jennifer gjithashtu kaloi kohë në New York me familjen e saj, përfshirë nënën Melinda, e cila ndihmoi me ditën e madhe të vajzës së saj.

“Jennifer është shumë e lidhur me nënën e saj. Melinda është një pjesë e madhe e përgatitjeve të dasmës”, tha një burim.

Dasma erdhi një muaj pasi Melinda organizoi një festë private në natyrë për vajzën e saj, në të cilën morën pjesë një numër grash të rëndësishme në jetën e Jennifer.

Jennifer së pari ndau lajmin e lumtur të fejesës së saj me Nassar në janar 2020.

“Nayel Nassar, ti je i rrallë. Absolutisht më befasove këtë fundjavë të kaluar, duke më surprizuar në vendin më kuptimplotë mbi një nga pasionet tona të shumta të përbashkëta. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës sonë duke mësuar, rritur, qeshur dhe dashuruar së bashku. Po një milion herë”, shkroi ajo në njoftimin e saj në mediat sociale krahas një fotografie ku shihet Jennifer me një unazë të madhe diamanti.

Nassar, një kalorës i cili garoi në Lojërat Olimpike të Tokios, gjithashtu festoi momentin e tyre historik në llogarinë e tij në Instagram.

Të ngjashme