Martohet Valon Behrami

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 15:09 | Nga

Ylli i përfaqësueses helvetike e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me skitaren, vetëm pak muaj pas ndarjes nga ish-gruaja, me të cilën kishte 12 vjet martesë

Mesfushori i Zvicrës Valon Behrami është martuar me skitaren Lara Gut, vetëm pak ditë pas përfundimit të avanturës së tij në Kupën e Botës Rusia 2018.

Përfaqësuesja helvetike arriti deri në çerekfinale të kësaj gare, ku u mposht nga Suedia, me një gol të Emil Forsberg.

Pas kthimit në Zvicër ai ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen e tij me skitaren Gut, vetëm disa muaj pas ndarjes nga Elena Bonzani, me të cilën kishte qenë i martuar për 12 vjet.

https://www.instagram.com/p/BlIHbbfh7kB/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme