Matoshi: Kafiteritë mbledhin gjenerata të reja, kanë imunitet, mos ua bani gajlen

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Adriana Matoshi i ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook atyre që sipas saj po thonë se virusi po përhapet nëpër kafiteri.

Ajo ka shkruar se zakonisht nëpër kafiteri shkojnë gjeneratat e reja dhe se ata janë më të fortë e nuk duhet brengosur për ta.

Statusi i plotë:

Po i akuzojne kafiqat qe po e perhapin virusin 🤷‍♀️!!

Afer tre muje, njejt si pjesa ma e madhe e botes edhe na u izolum, i nalem krejt punt, shkollat, angazhimet tona sipas keshillave te eksperteve edhe urdherave shteterore.

Mas krejt atyne mujve, ne t’njejten kohe u kthyne n’funksion qendrat tregtare, transporti publik, kompanite fillune me kthy stafin ne pune, u hapen Xhamite e Kishat, tash se fundmi u hapen edhe qerdhet e femijeve.

Krejt kta kokan t’sigurte, veq kafiqat jo!
Njerzt e kafiqave kokan tu e perhape virusin..pfff…

Krejt kto qe i permenda ma nalt çdo dite grumbullojne numer t’madh te njerzve. Dallimi i vetem osht qe njerzt te na vijne VET nuk e kane obligim sikur tjert qe nuk kane qare pa shku n’pune. Plus te na ka distance, ka qarkullim, nuk vijne krejt orarin e njejt.

Leni njerzt t’qete.

Kush nihet i rrezikum, nuk del prej shpise.

Kafiqat kryesisht mledhin gjenerata t’reja, ata kane imunitet t’forte, mos ja u bani gajlen

Kujdesuni secili per veten.

Mos na fajsoni qe po punojme si krejt tjert. KAFIQAT po kryjne sherbim njejt si dyqanet, barnatoret, transporti publik dhe secila kompani tjeter.

Nese po tutni, bonu pak Suedez. Mos folni per dore.

Pak kujdes n’higjiene, pak n’distance me njerz t’panjofshem. Kaloj gati edhe kjo!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme