Matoshi reagon pas shembjes së Teatrit në Tiranë

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Pas shembjes së ndërtesës së Teatrit në Tiranë, ka reaguar publicisti nga Kosova, Halil Matoshi. Matoshi ka kujtuar se Teatri Kombëtar i Tiranës është quajtur “Kosova”.

Sipas tij pikërisht për këtë arsye është dashur të ruhet si pjesë e identitetit të saj shqiptar.

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

Teatri Kombëtar i Tiranës âsht quejt nga atdhetarët shqiptarë më 1943, “Kosova”

Teatri Kombëtar që e shembi n’pikë të natës Edi Rama në Tiranë ishte projektu nga ingjinieri dhe arkitekti Giulio Berté.
Kurse nga 1943 – maj 1945, e mbante emnin “Kosova” kur partizanët komunistë ia ndërruen emnin në ‘Teatri popullor’.
Ndërtesa ishte e vetmja futuriste në Sheshin Skënderbej dhe ishte projekti i nisun në janar 1938 e përfundumr në shtator të 1939.
Projekt i porositun nga Mbretnia Shqiptare e Ahmet Zogut po në janar
1938, si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës.
Ishte ndërtu nga firma “Pater”.
Nashta veç hatri i Kosovës âsht dashtë me u rujtë, si pjesë e identitetit të saj shqiptar!?
Hapi i parë për thymjen e rezistencës për mbrojtje të ni identiteti etnik ose kulturor të ni populli, âsht fshimja e kujtesës!

Të ngjashme