Matt Damon dhe Christian Bale janë dyshja garuese në filmin e ri “Ford v. Ferrari”

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Në sfidën e re filmike “Ford v. Ferrari”, për të cilën është publikuar trileri, Matt Damon dhe Christian Bale do ta zgjojnë tek ju ndjenjën për shpejtësi.

Në skenat e para të filmit shikuesit mund ta shohin Damonin si vizionarin amerikan të automobilave, ndërsa Bale si shoferin e patrembur britanik Kevin Miles derisa përpiqen ta bëjnë automobilin i cili do ta mposhtë Enzo Ferrarin.

Filmi është bazuar në histori të vërtetë, ndërsa me regji të James Mangold filmi bën fjalë për Shelby dhe Miles, të cilët luftuan kundër ndërhyrjeve korporative, ligjeve të fizikës dhe demonëve të tyre personalë për ta krijuar një automobil revolucionar për Ford Motor Company për të garuar me Ferrarin në Francë në vitin 1966, shkruan KOHA Ditore.

Triler e tregon adrenalinën në gara. Bale dhe Damon luajnë së bashku me një kastë mbresëlënëse si Jon Bernthal, Caitriona Balfe, Tracy Letts, Josh Lucas, Noah Rupe, Remo Girone dhe Ray McKinnon.

Filmi do të shfaqet më 15 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme