Matt Damon në filmin “Downsizing”

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 09:08 | Nga

Ditë më parë është publikuar paraqitja e re e shkurtër e filmit “Downsizing” me Matt Damon dhe Christoph Waltz në rolet kryesore.

Filmi flet për atë që do të mund të ndodhte në rast se ekziston formula që i zvogëlon njerëzit në madhësi për dhjetëra centimetra.

Të zvogëluar nga zbulimi i një shkencëtari norvegjez, njerëzit e kuptojnë se sa janë kostot e jetës në një ambient të ri.

Krahas premtimit se do të kenë jetë më të mirë, një njeri i zakonshëm me emrin Paul (Matt Damon) dhe gruaja e tij, Audrey (Kristen Wiig), marrin vendim që ta braktisin jetën e tyre stresuese në Omaha, të zvogëlohen dhe të zhvendosen në shoqërinë e re, të vogël.

Ky vendim do të nxisë një numër të madh sfidash të reja dhe aventurash jetësore.

Filmi i ri i regjisorit Alexander Payne, premierën e ka pasur në festivalin prestigjioz të filmit në Venecia.

Ndërkaq, në kinema do të nisë shfaqjen kah muaji dhjetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme