Matt LeBlanc i panjohshëm me mjekër

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Aktori holivudian dhe ish-ylli i serialit “Friends” u paraqit në emisionin e Jimmy Kimmel (51), dhe me këtë rast e prezantoi imazhin e ri, i cili i habiti shumë njerëz.

“Uau, kush është ky njeri? Je i panjohshëm”, – shkruanin fansat e tij, të habitur nga pamja e Matt, kilometra larg nga pamja e Joey Tribyal.

Matt LeBlanc (51) u shfaq tek prezantuesi i njohur për të biseduar për serinë e tij të re “Man With a Plan’, por më shumë reagime sesa seria fitoi pamja e tij e re. Aktorin jemi mësuar ta shohim të rruar rregullisht, por Matt si duket ka vendosur ta bëjë një ndryshim.

LeBlanc e ka ndryshuar kohët e fundit edhe mënyrën e tij të jetesës dhe ka vendosur të largohet nga Top Gear, serialin dokumentar të BBC-së në lidhje me automobilat, fatkeqësisht për shumë fansa të serisë. Ai e braktisi serialin pas tre sezoneve.

“E bëra për familjen dhe miqtë. Xhirimet janë tepër kërkuese dhe më larguan shumë nga njerëzit që i dua”, – u tha Matt fansave të zhgënjyer dhe i falënderoi ata për mbështetjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme