Mayweather fillon t’i harxhojë 300 milionët e fituar, ja çfarë blen

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 10:31 | Nga

Floyd Mayweather ka filluar t’i harxhojë paratë e fituara nga ndeshja me Conor McGregor.

Ai i ka nxjerrë familjen dhe miqtë e tij në shopping ku u ka blerë nëntë palë këpucë.

Boksieri që tashmë është në pension ka fituar hiq më pak se 300 milionë dollar nga ndeshja me McGregor.

Mayweather mbetet i pamposhtur me një rekord të frikshëm prej 50 fitore dhe asnjë humbje, ndërsa për një raund boksi ai fitoi diku rreth 30 milionë dollarë.

40 vjeçari ka filluar t’i harxhojë paratë që i ka fituar, duke u ndalur fillimisht në një dyqan te Guccit, ku edhe zgjodhi ato që iu nevojitën.

Mayweather ka postuar foton në Instagram duke treguar faturën e gjërave të blera.

“Mora nëntë palë këpucë sot”, ka shkruar ai.

Mayweather është pensionuar nga boksi pas kësaj ndeshje, ndërsa mund të bëhet si sportisti i tretë miliarder në botë.

Të ngjashme