Mbesa e ish-presidentit bëhet pjesë e Big Brother VIP

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Beniada Nishani, mbesa e Bujar Nishanit, është bërë pjesë e Big Brother VIP. Modelja e njohur hyri me një kërcim tepër joshës, ndërsa kërkesa e saj e vetme ishte muzikë italiane për të bërë të gjithë konkurrentët për të kërcyer.

Ndër të tjera, u shpreh se shpreson që të gjejë dashurinë brenda reality show.

“Dëshira ime më e madhe ishte të bëhesha modele, Herën e parë kam pozuar nudo në moshën 23 vjeçe se më parë kisha mendime si shqiptare. Nudo është të futesh në botën e artit. Vëlla i Madh të lutem të na vendosësh muzikë italiane se do i bëj të gjithë të kërcej. Shpresoj që brenda Big Brother të gjej dashurinë”, tha Beniada.

Të ngjashme