Mbi 15 ankesa të rreme janë dorëzuar në polici për shtëpinë e Jennifer Lopezit në Los Angeles

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Jennifer Lopezit thuhet se ka qenë shënjestra e një numri të madh thirrjesh të rreme në polici gjatë javëve që nga performanca e saj në inaugurimin e Presidentit Joe Biden.

Prona e yllit 51-vjeçar në Los Angeles ka qenë subjekt i të paktën 15 thirrjeve në polici, me ankesa që variojnë nga muzikë me zë të lartë e deri ti zhurma e shkaktuar nga njerëzit që zihen dhe grinden, shkruan DailyMail.

Dhe TMZ raporton se ndërsa dikush mund të konkludojë se lidhet me pretendimet e fundit të ndarjes së saj nga Alex Rodriguez, 45, çifti në të vërtetë nuk ishin as në shtëpi kur u bënë thirrjet.

Një burim i tha shtypit se thirrjet vërshuan menjëherë pasi ajo këndoi “This Land Is Your Land and America, The Beautiful” në ceremoninë e Biden më 20 janar.

TMZ deklaroi për akuzat: “LAPD po heton sepse kushdo që qëndron pas tij mund të akuzohet për abuzimin e sistemit 911”.

Ky raportim vjen pasi u pohua se J.Lo dhe Alex Rodriguez i kanë ndarë rrugët pas katër vitesh lidhje, dhe dy vitesh fejesë.

Një burim i tha kolonës Page Six të New York Post: “Ai tani është në Miami duke u bërë gati për sezonin e bejsbollit. Ajo është duke xhiruar filmin e saj në Republikën Dominikane”.

Lajmi do të vijë si një tronditje e madhe për fansat pasi çifti u panë së fundmi së bashku në Republikën Dominikane, ku Jennifer është e zënë me xhirimet e filmit të saj, “Shotgun Wedding”, dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Jennifer dhe Alex u detyruan të shtyjnë dasmën e tyre dy herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit dhe madje deri në janar të këtij viti, Alex pranoi se mezi priste të martohej me Jenniferin.

Të ngjashme