Mbretëresha e Gashit është Dua Lipa

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa për momentin është një ndër yjet më të mëdha të industrisë së muzikës në botë.

Bukuroshja jonë po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar me projektet dhe koncertet muzikore.

Së fundi, këngëtarja ka pushtuar ballinën e revistës së mirënjohur “Vogue”, numrin e të cilës me 23-vjeçaren do të mund ta kemi në dorë muajin e ardhshëm.Kjo ka bërë që të reagojë edhe reperi shqiptar, i cili bën karrierë muzikore në SHBA, Gashi.

Në fakt, ky i fundit i kishte kërkuar yllit të “New Rules” që ta ndjek në rrjetet sociale, një gjë e tillë nuk dihet nëse e ka bërë Lipa.

Reperi e ka publikuar fotografinë e ballinës së revistës me Duan gjersa ai thjesht e cilëson “Mbretëresha Dua Lipa”.

Ndryshe, Gashi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme