Mbretëresha Elizabeth thyen heshtjen pas intervistës së Meghan Markle

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Pallati mbretëror më në fund ka lëshuar një deklaratë në lidhje me princin Harry dhe intervistën e Meghan Markle dhënë Oprah Winfrey, pas akuzave të ngritura nga çifti i famshëm.

E gjithë familja është e pikëlluar me të mësuar shkallën e plotë të asaj se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan” thuhet në deklaratën nga Pallati Buckingham në emër të Mbretëreshës Elizabeth (përmes Huffington Post).

“Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht”.

Deklarata nuk mbaroi me kaq. Kishte gjithashtu një rresht që përfshinte drejtpërdrejt tre anëtarët e rëndësishëm të familjes.

“Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme