“Mbretëresha ime” projekti i radhës muzikor nga Shpat Kasapi

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Shpat Kasapi kohëve të fundit ka rezultuar të jetë aktiv me prurjet e reja muzikore.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, artisti ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e shumëpritur.

“Mbretëresha ime” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Wirusi.

Teksti kësaj radhe i është besuar Avni Qahilit, kurse për klip është përkujdesur Fullmoon Production.

Për kësaj, Shapi ka vendosur që të ripërpunojë disa prej hiteve të tij, të cilat po pëlqehen në masë të madhe.

“Se pranon” ndërkohë është ribërja e fundit që ai solli në platforma digjitale gjatë ditës së djeshme (e diel).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme