“Mbreti i tradhëtisë”, së shpejti nga Vesa Smolica

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Vesa Smolica është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo tregon se projekti publikohet më 13 shkurt dhe siç duket flet për një histori dashurie me pabesi.

“Mbreti Tradhëtisë” lansohet më 13.02.2020″, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, në të cilën ka etiketuar edhe bashkëpuntorët që kontribuuan në këtë projekt.

Kjo këngë u realizua nga producenti i labelit “PINT”, K-Master gjersa në videoklip vjen me një dukje mjaft atraktive.

Të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve, të cilët shihet se mezi po e presin këtë projekt të artistes shqiptare.

Ndërkaq, bashkëpunimi me DJ PM dhe DJ Dagz “Mora Testin” është kënga e fundit e publikuar nga Vesa që ka mbledhur mijëra klikime në YouTube

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme