MC Kresha lajmërohet nga Kanadaja, zbulon gjininë e fëmijës së tij të dytë

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmi i bukur u dha nga MC Kresha në një intervistë me skype për D-Night në RTV Ora.

Ai ndodhet aktualisht në Kanada.

“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” tregon ai.

Me bashkëshorten e tij, Erzinën ata janë prindër dhe të një vajzë.

Kur ishte i ri Hip Hopi ishte një lifestyle por tani pas martesës, MC Kresha tregon se gjithçka është ndryshe.

“Hip Hopin e shohim profesion, para se të ishim të martuar e konsideronim si lifestyle por tani është profesion” i thotë autores dhe moderatores së këtij programi, Dajana Shabanit.

MC Kresha tregon se për një një dekadë ka punuar pa pasur emër dhe as përfitim por ia ka vlejtur sakrifica për të arritur suksesin që ka sot.

“Për të arritur diçka duhet të sakrifikosh por ia ka vlejtur. Një dekadë kam punuar pa pasur emër, e as përfitim por kur erdhi momenti im… Duhet të sakrifikosh përndryshe është vështirë të mbash një nivel të tillë me dekada.”

MC Kresha & Lyrical Son po bashkëpunojnë në një projekt që është i ndarë në dy pjesë. Po kush është qëllimi i tyre.

“Qëllimi jonë është tregu shqiptar. Ndërkombëtarët po vlerësojnë hip hopin shqiptar. Dhjetë vite më parë nuk ia ka ndjerë kujt, ndërsa tani në Europë dhe SHBA e njohin hip hopin tonë” thotë ai duke vlerësuar të gjithë artistët që arritën ta çonin hip-hopin në këtë nivel ku është dhe sot.

Të ngjashme