MC Kresha rrëfen ëndrrën e madhe për futboll që iu ndërpre për shkak të arsyeve shëndetësore

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Sot është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar, por MC Kresha dikur kishte punuar e ëndërruar që të bëhej futbollist profesionist.

Madje për këtë gjë ai ishte stërvitur që nga fëmijëria, por ëndrra e tij u ndërpre për arsye shëndetësore.

I ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha ka rrëfyer historinë se si iu ndërpre ëndrra për futboll, për tu fokusuar më vonë në muzikë.

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë mjaft i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 17-18 vjeçare, kur unë duhej të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, që më kushtoi me karrierë dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, ka thënë ndër tjera MC Kresha.

Ai tha se pavarësisht që nuk mund të shijonte atmosferën e mbushur me tifoz në stadiumet e futbollit, është i lumtur që ka shijuar pothuajse të njëjtën gjë në koncerte.

Të ngjashme