“Më bërtet…”, pjesa që ju iku nga diskutimi i Borës me Donaldin

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj mbrëmë kanë shkëmbyer një puthje në Big Brother VIP, shkruan Express.

E pas puthjes, derisa dyshja po përshëndeteshin për pak ndodhi një incident.

Kur Donaldi e kapi në krahë Borën për ta përshëndetur, asaj i shkoi fustani pak lartë.

Në atë moment, i kthehet Bora dhe duke qeshur i thotë të ketë kujdes.   

“…se pastaj më bërtet mua pse tu ngrit fustani”, tha Bora.

Ndryshe, historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen.

Të ngjashme