Me flokë dhe veshje rozë, Machine Gun Kelly tërheq vëmendjen gjatë shëtitjes në Malibu

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ai është ndër rep-artistët shqiptar që eksperimenton më së shumti me paraqitjet e tij.

Bëhet fjalë për Machine Gun Kelly, i cili kohëve të fundit po merr vëmendje të madhe të audiencës, shkruan Daily Mail.

30-vjeçari u pa me flokë të kapura, derisa në pjesën e sipërme zgjodhi të vesh një bluzë me ngjyrë rozë.

Derisa po shijon shëtitjen në Malibu, Machine u shfaq duke dalë nga një veturë luksoze, derisa fliste në telefon.

Ani pse në çdo dalje të tij ai takohet me të dashurën, Megan Fox, kësaj radhe nuk u takua fare me të.

Dyshja përndryshe bën publike romancën e tyre në korrik të vitit 2020, teksa lidhja e tyre është bërë edhe më serioze. 

Të ngjashme