Me imazhe nga pushimet, Melinda thotë se nuk ka si ajo

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur nga Mitrovica, Melinda Ademi, ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar, pas angazhimeve të shumta me koncerte gjatë gjithë sezonit veror.

Por, ndonëse jo me mbrëmje muzikore, reperja po u qëndron fansave afër me imazhe të ndryshme përmes llogarisë zyrtare në Instagram.

Melinda, edhe sot (e martë), ka publikuar disa fotografi duke treguar se po i shijon pafund pushimet.

E veshur me bikini ngjyrë rozë, Melinda ka shfaqur trupin e tonifikuar dhe tejet joshëse, për të cilin edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

“S’ka si Melinda”, ka shkruar reperja në përshkrimin e imazheve në të cilat fokusin e kishin format e saja atraktive.

Ndryshe, “Ay Caramba” mban titullin kënga e fundit që e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe këngëtaren Nora Istrefi. /Telegrafi

Të ngjashme