Më kanë ngacmuar që 14 vjeç

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-velina, Rashel Kolaneci, ka qenë sot në një lidhje direkte me emisionin “Pop Culture” ku ka folur rreth jetës së saj private dhe ka zbuluar disa detaje interesante.

Moderatorja e njohur, Dojna Mema, e ka ngacmuar atë në lidhje me komentet që thonë se i ngjan yllit televiziv, Kim Kardashian.

“Kam që 14 vjeç që më komentojnë”, tha Rasheli, duke lënë të kuptohet se tani është mësuar me fjalët që thonë të tjerët.

Ndërkohë Dojan i bëri edhe disa pyetje të tjera për të kuptuar nëse ka tjetër ngjashmëri me femrën më seksi në botë.

“Kim Kardashian qëndron 1 orë e 30 minuta për të bërë make-up, po ti”, e pyeti Rashelin e cila tha: “Mua më duhen 30 minuta, së bashku me flokët që i mbaj të drejtë shumicën e kohës”.

Ndërsa kur i përmenden akuzat se ka bërë buzët, Kolaneci u shpreh: “E kam thënë dhe po e përsëris se plasa, i kam ngjarë mamit. Madje ajo i ka më të mëdha se unë, shikojeni në “Instagram”.

“Kim Kardashian mbahet mend për martesën më të shkurtë prej 72-ditësh. Ti si e mendon martesën?”, ishte pyetja tjetër që Rasheli iu përgjigj: “Nuk mendoj për martesë të shkurtër. Dua një person që do jetoj gjithë jetën me të, ashtu si prindërit e mi”.

“Nuk e gjej veten krah një personi të famshëm, do doja një njeri më shumë familjar, që ka më shumë kohë për mua dhe fëmijët kur të kemi”, shtoi Rasheli.

Kjo e fundit pranoi se e kanë ngacmuar reperë të ndryshëm, por nuk preferoi të përmendte emra.

View this post on Instagram

inhale good shit, exhale bullshit 💨 #shella #swimwear

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

View this post on Instagram

🦉

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

View this post on Instagram

Happy hour 🍸

A post shared by Raimus ™ (@rashelkolaneci) on

Të ngjashme