Me kë është kaq krenar Schwarzenegger

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 19:11 | Nga

I biri i Arnold Schwarzenegger, Christopher, sot e ka ditëlindjen.

Më këtë rast, aktori i famshëm urimin ia dedikoi edhe në Instagram, ku postoi një fotografi të tyre të vjetër, atëherë kur tash 21-vjeçari, Christofer, ishte fëmijë i lezetshëm me flokë të gjatë.

“Urime ditëlindjen Christopher! Ti je student më i mirë se sa isha unë ndonjëherë, dhe ke zemër më të madhe nga të gjithë. Të dua dhe jam shumë krenar me ty”, ka shkruar Arnold tek përshkrimi i imazhit të postuar.

Aktori ka edhe dy djem dhe dy vajza të tjera: Patrick, Katherine, Christina dhe Joseph, e që këtë të fundit e ka me ish mirëmbajtësen e shtëpisë së tij, Mildred Patricia Baena.

https://www.instagram.com/p/BoOxSyclMPa/?utm_source=ig_embed

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme